FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani nis përgatitjet për sfidën me Teutën, Hoxha lihet pushim

Skuadra e Partizanit pas fitores së djeshme kundër Teutës nuk ka ndalur përgatitjet edhe sot, teksa ka zhvilluar seancën e radhës në prag të ballafaqimit ndaj Teutës. Kontigjenti i lojtarëve në stërvitjen e sotme ka qenë i plotë.

Përjashtim ka bërë vetëm portieri Alban Hoxha, i cili është lënë pushim sot nga stafi mjekësor pasi pësoj një dëmtim në takimin ndaj Lushnjës. Gjithsesi gardiani i kuq nuk rrezikon prezencën e tij në trasfertën në Durrës.

Për sfidën ndaj Teutës trajneri Starova do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve pasi nuk vuan dëmtime dhe skualifikime. Përgatitjet do të vijojnë të premten me seancën e programuar në orën 13:00 në ambientet e “Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?