Partizani nuk ndalet në merkato, firmos me një mesfushor nga Bosnja
Te Partizani është periudhë zyrtarizimesh. Klubi i kuq ka zyrtarizuar afrimin e Milan Culum. Mesfushori shtatlart, i cili është aktivizuar në kampionatin e Bosnje Hercegovinës me ekipin e Superligës Sloboda Tuzla, ka nënshkruar sot kontratën që e lidh me 15-të herë kampionët e vendit për 1 vit e gjysmë.
Pas firmës së hedhur në kontratë, Milan Culum është prezantuar zyrtarisht si përforcimi më i ri Partizanit. Ai do të jetë i gatshëm në ditët në vijim, pasi nuk do mund të luajë në ndeshjen ndaj Flamurtarit nesër. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

