FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani nuk ndalet në merkato, zyrtarizon blerjen e dytë

Partizani është mjaft aktive në orët e fundit në merkato. Të kuqtë pas zyrtarizimit të Belicës, tashmë kanë prezantuar një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Renato Gojkoviç, i cili zë vendin e lënë boshë nga largimi i Renato Malotës dhe Gëzim Krasniqit gjatë merkatos së janarit.

Mbrojtësi 22 vjeçar, është afruar nga kampionati kroat ku është aktivizuar së fundmi në ekipin e NK Istra, ka nënshkruar me 15-të herë kampionët e vendit një kontratë për 2 vite e gjysmë. Gojkoviç pasi ka kryer vizitat mjekësore, i është bashkuar ekipit në seancën e radhës që ka zhvilluar sot.

Trajneri Starova në këtë mënyrë do të ketë në dispozicion për pjesën e dytë të sezonit një tjetër mbrojtës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?