FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani “pa frena”, zyrtarizon goditjen e tretë në merkato

Partizani nuk ndalet në merkato. Të kuqtë kanë zyrtarizuar goditjen e tretë brenda dy ditëve. Senad Hysenaj, do të jetë pjesë e Partizanit për pjesën e dytë të sezonit.

19-vjeçari luan në rolin e mbrojtësit në krahun e majtë, ndërsa klubi ka njoftuar kontratën 3-vjeçare të këtij lojtari me ekipin e Partizanit. Ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi nga vetë klubi, për përfundimin e tratativave me shkodranin.

Hysenaj ka qenë pjesë e akademisë së Vllaznisë, përpara se të vihej në urdhëratë e Starovës. Ai shihet si futbollist i së ardhmes, teksa mund të fitojë më shumë eksperiencë me kalimin e ndeshjeve. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?