Partizani publikon çmimet e biletave për miqësoren “e luksit” me Romën
Të shtunën e ardhshme, Partizani do të presë në “Air Albania”, Romën e Jose Mourinho, në një miqësore “luksi” dhe këtë të premte janë zbuluar dhe çmimet e biletave për këtë sfidë të veçantë.
Me anë të një postimi në profilin zyrtar të klubit të Partizanit, këta të fundit kanë njoftuar që biletat do të varjojnë nga 400 lekë të reja, që është bileta më e lirë, e deri në 5000 lekë të reja, me këtë të fundit që është e vlefshme për tribunën VIP.
Një vendin në tribunën ngjitur me atë VIP do t’i kushtojë futbolldashëve 2500 lekë të reja, tribuna përballë vetëm 600 lekë të reja, ndërsa 400 lekë të reja do të kushtojë një vend në tribunat pas porte.

KOHA JONË SONDAZH

