Partizani shpërdoron tjetër shans, ndalet edhe ndaj Apolonisë

Partizani nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Apolonisë. Të kuqtë do të vuanin shumë ndaj skuadrës fierake, duke mos arritur që të konkretizonin shanset e tyre për shënim.

Në momentin kur dukej se gjithçka do të shkonte drejt barazimit, Tedi Cara përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së Apolonisë. Me një lëvizje të bukur brenda zonës, arriti që të shënonte.

Në fundin e shtesës, fierakët arritën që të fitonin një penallti që do të kthehej në gol nga Zaimaj. Me këtë barazim, Partizani mban vendin e dytë me 20 pikë, 9 më pak se Vllaznia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?