FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani sqaron situatën: Nuk ekziston mosmarrëveshja me Atandën

Sodik Atanda nuk ka rinovuar ende dhe kjo mund të jetë arsyeja pse nuk po aktivizohet në formacion nga trajneri Mark Juliano.

Klubi i Partizanit ka sqaruar situatën mes dy palëve duke konfirmuar se nuk ekziston asnjë konflikt.

 ‘Klubi konfirmon se nuk egziston asnjë mosmarrëveshje mes drejtuesve dhe Sodiq Atandës. Mbrojtësi i cili pak ditë më parë festoj 24 vjetorin e lindjes është nën kontratë me 15-të herë kampionët e vendit deri në 2018 dhe vijon të jetë një prej lojtarëve të rëndësishëm të ekipit. Në momentin e duhur palët do të ulen për të diskutuar mbi zgjatjen e mundshme të kontratës së mbrojtësit, i cili luan sezonin e 3-të me fanelën e kuqe”, thuhet në reagimin zyrtar të Partizanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi hyn në vitin e fundit të kontratës dhe Partizani kërkon rinovimin, për të mos e humbur falas verën e ardhshme, por mbrojtësi refuzon rinovimin. Ky është lajmi i publikuar dje nga mediat sportive që ka bërë që Partizani të reagojë me një komunikatë të shkurtër për shtyp.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?