Partizani “zbulon” planin, datën e grumbullimit dhe sfidat miqësore

Pas pushimeve të dimrit, skuadra e Partizanit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka zbuluar sfidat miqësore të ekipit deri në fillimin e fazës së 3-të të kampionatit, ndërsa ka lajmëruar dhe datën që skuadra do të grumbullohet për herë të parë në vitin 2018-të.

“Viti 2018 do të rikthej në fushë skuadrën në 6 Janar , datë kur edhe do nisin zyrtarisht përgatitjet. Në kompleksin sportiv të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, grupi lojtarëve do të zhvillojë edhe seancën e parë në program në orën 16:00.

“Ekipi do të qëndroj në kryeqytet deri në datën 8 Janar, për të udhëtuar më pas drejt Turqisë në Antalia ku do të kryej fazën përgatitore. Përgjatë qëndrimit 10 ditor në Antalia, 15-të herë kampionët e vendit do të luajnë edhe 2 ndeshje miqësore. Në datën 12 Janar të kuqtë do të përballen me ekipin turk Kasimpasa, ndërsa në 15 Janar me ekipin uzbekistanas Pakhtakor Tashkent”-shkruhet në njoftimin e klubit të kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?