Partizani zgjat “martesën” me yllin e skuadrës deri në vitin 2020

Partizani ka njoftuar ditën e sotme nëpërmjet rrjeteve sociale se ka rinovuar kontratën me Lorenc Trashin. Futbollisti do të jetë deri në 2020 i kuq. Ai është pjesë e Partizanit që prej vitit 2014 dhe rinovimi ka qenë një dëshirë e të dyja palëve.

“Klubi zyrtarizon sot zgjatjen e bashkëpunimit me Lorenc Trashin. Lojtari 26 vjeçar dhe drejtuesit kanë nënshkruar kontratën e re deri në 2020, me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër, duke konkretizuar kështu pozitivisht të ardhmen e titullarit te Partizani.

Trashi pjesë e të kuqve nga viti 2014, falë paraqitjeve dhe cilësive që ka shfaqur përgjatë gjithë eksperiencës me fanelën e kuqe , konsiderohet një prej lojtarëve më të spikatur të Partizanit dhe kampionatit tonë. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub-Lojtar”, shkruan klubi i Partizanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?