Partizani zyrtarizon goditjen e fundit në merkato
Klubi i Partizanit nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, pasi në fundjavë pësoi një humbje ndaj Flamurtarit. Të Kuqtë kanë bërë një goditje në merkato.
Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Shkëndijës, Besart Abdurahimin. Futbollisti 27-vjeçar ka firmosur një kontratë për 1 vitë e gjysmë me demat e kuq, ndërsa ishte bashkuar që në ditën e djeshme me grupin e Starovës. Klubi i Partizanit njofton se ardhja e tij është përforcimi i fundit i merkatos, ndërsa Abdurahimi mund të konsiderohet një dëshirë e hershme e klubit të Partizanit.
Sulmuesi do të mbajë numrin 90-të në fanellë, teksa në një prononcim për faqen e klubit është shprehur:
“Jam i lumtur që tashmë jam pjesë e Partizanit ,një klub dhe emër i madh në kampionatin shqiptar. Drejtuesit më kanë pritur mjaft mirë, po ashtu edhe disa prej miqve të mi që kanë luajtur këtu më kanë folur shumë për Partizanin dhe tifozerinë e kuqe. Dua të jap më të mirën për të realizuar objektivat e përcaktuara nga klubi.”
KOHA JONË SONDAZH

