Pas fitores, deklarata e Iniestas nuk do t’i pëlqejë Juventusit
Pas fitores 3-0 ndaj Juventusit, Andres Iniesta tha se Barcelona dominoi lojën përballë kundërshtarit.
Në një deklaratë për mediat iberike, mesfushori theksoi se skuadra e tij e dominoi ndeshjen falë punës së mirë në kolektiv, shkruan “Football-Italia”.
“Nëse ekipi punon mirë, ne jemi më të mirët në botë. Jam i lumtur në nivel personal dhe kolektiv . Është gjithmonë e komplikuar të fillosh duke mundur një skuadër si Juventusi. Ne kontrolluam mirë ndeshjen dhe më pas dolëm në lojën tonë. Ata kishin shumë pak shanse pasi zhvilluam një lojë të mirë”, u shpreh ai.

KOHA JONË SONDAZH

