Taulant Xhaka do bëhet baba për herë të parë.
Futbollisti njoftoi lajmin me anë të një postimi në Instagram.
Ai publikoi një foto duke mbajtur barkun e rrumbullakosur të bashkëshortes së tij. Ndërsa Arbnora mban në duar dy çorape ku në secilën shkruhet “E dua mamin” dhe “E dua babin”.
Në përshkrimin e fotos, Xhaka shkroi: “Mami, babai dhe engjëlli ynë”.
Ndërkohë, ai u bë xhaxha pak kohë më parë. Graniti u bë baba i një vajze, më 7 tetor.
