Pas Hysajt, edhe Rrahmani del pozitiv me Covid-19

Napoli humbet edhe Amir Rrahmanin. Pas Elseid Hysajt, edhe mbrojtësi i Kosovës ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës nuk do të grumbullohet për ndeshjen e Napolit ndaj Milanit, që do të luhet ditën e diel.

Ky është një tjetër problem për trajnerin Gennaro Gattuso, i cili përveç dy lojtarëve shqiptarë, do të duhet të bëjë edhe pa portierin Ospina dhe sulmuesin Osimhen.

Bakayoko ka pasur temperaturë ditët e fundit, por një simptomë kjo që nuk ka lidhje me koronavirusin. Mesfushori do të mund të luajë titullar nëse është në formën e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?