FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas pak hidhet shorti i Championsit, rrezikohen përballje spektakolare

Sot në orën 12:00 skuadrat e kualifikuara për në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, do të mësojnë kundërshtarët e fazës finale, asaj me eliminimin direkt. Shorti do të hidhet në Nyon, ku rregullat janë si gjithmonë të njëjta, për të dyja kompeticionet: kokat e grupit do të kapin një prej skuadrave që ndodhen në vazon “jo koka grupi”, por duke shmangur rivalin me të cilin janë përballur më parë në fazën e grupeve dhe skuadrat nga i njëjti shtet.

Ndërkohë, kokat e grupit do ta luajnë ndeshjen e tyre të parë në transfertë. 1/8-at e Champions-it dhe 1/16-at e Ligës së Europës do të luhen respektivisht në datat 15-16 shkurt dhe 17 shkurt.

Sigurisht që përballjet e forta nuk do të mungojnë, por në rastin e Juventusit, bardhezinjtë do të shpresojnë që të shmangin Lajpcigun dhe Atleticon e vazos së dytë, ndërsa Lazion, Atalantën dhe Barcelonën nuk mund t’i kapin. Një sfidë e rrezikshme në 1/8-at mund të jetë ripërsëritje e Bayern-Barcelona, por edhe City-Barcelona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?