Pasi e shpëtoi në Europa League, Cutrone i del në mbrojtje Montellës
Është bomberi që i ka evituar skuadrës së Milanit një mbrëmje të hidhur në Europë. Me golin e tij në frymëmarrjen e fundit kundër ekipit kroat të Rijekas, kuqezinjtë siguruan atë fitore të ngushtë 3-2, që i ndryshoi historinë një ndeshje që mund të kishte përfunduar ndryshe.
Patrick Cutrone është një djalosh me shumë punë dhe pak fjalë. “Montella më ndihmon shumë, më jep shumë këshilla prej sulmuesi. Ai që ka qenë një sulmues i madh. Madje ndihmon të gjithë pjesën tjetër të skuadrës, është një trajner i madh”, deklaroi Cutrone.
Kështu flet Patrick në një intervistë për “Premium Sport”: “Kam kërkuar dhe kam parë disa gola të tij në internet, më ka bërë përshtypje uria e tij në zonën e rreptësisë. Mendoj se po mësoj dhe përmirësohem. Shoh shumë ato që më ndodhin në fushë dhe në stërvitje. Nga Andre Silva do të rrëmbeja aftësitë teknike, ndërsa nga Kalinic eksperiencën”, u shpreh ndër të tjera sulmuesi i ri i Milan.
KOHA JONË SONDAZH

