FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pastore akoma në orbitën e Interit, Joao Mario i sakrifikuari

Javier Pastore sërisht në shenjestrën e Interit. Pas nënshkrimit me Lisandro Lopez nga Benfika dhe Rafinha nga Barcelona, zikaltërit janë të gatshëm të bëjnë dhe goditjen e tretë dhe sipas “Sky Sport” emri më i lakuar në shtëpinë e skuadrës së Spaletti-t është i argjentinasit të Paris Saint Germain.

Negociatat mbeten shumë të komplikuara, sepse PSG nuk ka ndonjë qëllim ta lërë atë të largohet në këtë sesion merkatoje.

Edhe Inter nga ana e vet duhet të largoj dikë, dhe duket se i sakrifikuari do të jetë Joao Mario. Portugezi nuk po gjen hapësira në skemat e Spaletti-t dhe është vënë në kërkim të një skuadre që do i ofronte minutat e nevojshme mesfushorit për të qënë i gatshëm për “Rusi 2018” me përfaqësuesen luzitane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?