Pasuria marramendëse e sheikut të Manchester Cityt, njeriut më të pushtetshëm të futbollit

Skuadra e tij Manchester City kryeson renditjen në Premier League, ai ka një pasuri prej 17 miliardë paundësh dhe një megajaht me vlerë 400 milionë paund: mirësevini në botën e “çmendur” të njeriut më të pushtetshëm në botën e futbollit, Sheikh Mansour.

Përveç Cityt, Manosur është pronar i disa skuadrave të tjera futbolli, si New York City dhe Al Jazira, është kryetar i Federatës së Garave me Kuaj dhe gjithashtu është Zv.Kryeministër në vendin e tij, Emiratet e Bashkuara Arabe. Dhe sikur të mos mjaftonin gjithë këto, pritet të jetë trashëgimtar i 560 miliardë paundëve shkruan standart.

Pasurinë e ka vënë kryesisht nga kompania e tij tepër e suksesshme, “International Petroleum Investment”. 47-vjeçari është gjithashtu shok i ngushtë me Richard Branson dhe ka aksione në kompaninë e tij “Virgin Galactic”, e cila ka një projekt për realizimin e udhëtimeve turistike në hapsirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?