FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pato lë të hapur mundësinë e rikthimit te Milani

Alexander Pato, një “njohje e vjetër” e Milanit, i cili aktualisht luan në Kinë me Tianijin Quanijian, ka lënë të hapur çdo mundësi rikthimi te kuqezinjtë.

Në një intervistë për “Goal.com”, sulmuesi brazilian ka thënë se në futboll asnjëherë nuk mund të flasësh se çfarë mund të ndodhë një ditë më pas.

“Jam i lumtur këtu, por në vitet e fundit kam mësuar se në futboll, ne jemi gjithmonë me valixhet gati dhe kurrë nuk mund të parashikosh se çfarë do të ndodhë “nesër’”, u shpreh Pato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse tashmë braziliani është në Kinë, Italia dhe Milani janë në zemrën e tij. “Një rikthim te Milani? Çdo gjë mund të ndodhë”, thotë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?