FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pele del në mbështetje të Mbappe: Mbaje kokën lart!

Kylian Mbappe nuk mundi të bënte heroin mbrëmjen e djeshme, teksa dështoi në penalltinë e fundit, duke i dhënë kualifikimin Zvicrës. Sulmuesi, një nga më të mirët në botë, mbeti i dëshpëruar pas gabimit ndërsa me siguri do ta vuajë për disa kohë në anën psikologjike.

Megjithatë, për t’i ngritur moralin 22-vjeçarit, ka menduar një legjendë e futbollit si Pele. Ky i fundit reagoi menjëherë pas eliminimit të Francës, e në rrjetet sociale mbështet Mbappe duke theksuar se ai duhet ta mbajë kokën lart.

“Mbaje kokën lart Kylian! Nesër është dita e parë e një udhëtimi të ri”, shprehet Pele, i cili ka pasur gjithnjë një vlerësim të lartë për francezin.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?