FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Për foto me Presidentin zhvendoseshim në fund”, Evra akuzon Federatën për racizëm

Futbolli francez është tronditur nga akuzat për racizëm të bëra nga Patric Evra, i cili pretendon se lojtarët me ngjyrë janë trajtuar keq gjatë epokës së tij me ekipin kombëtar.

Evra luajti për Gjelat midis viteve 2004 dhe 2015, megjithëse ishte një figurë kryesore në polemikë e cila ndoqi fushatën e tyre skandaloze të botërorin e vitit 2010.

“Unë jam i detyruar t’i përgjigjem presidenti të Federatës Noel Le Graet, unë jam i detyruar të flas për Federatën franceze, ju e dini shumë mirë se çfarë ndodh atje, sa letra raciste marrim?” shpjegoi Evra në një video në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dikush tha” Didier merri majmunët e tu dhe shko në Afrikë “sa mesazhe të tilla marrim? Megjithatë, ne i fshehim, unë kam parë disa të tillë. Ne madje kemi marrë pako plot me feçe”, vazhdoi ish-mbrojtësi i Manchester United rrëfimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Evras insiston se çështja e racizmit nuk janë menaxhuar aspak mirë nga drejtuesit e Federatës francez të Futbollit.

“Ne kemi vende të caktuara për të ngrënë, por sa herë që vinin Presidenti apo politikanët, çdo gjë ndryshonte. Isha i ulur në një vend, por papritmas më ulnin në fund të tavolinës, ku natyrisht uleshin Sakho dhe Sagna (dy lojtarë tjerë me ngjyrë). Drejtuesit e Federatës ulnin Hugo Lloris dhe Laurent Koscielny (dy lojtarë të bardhë) dhe Presidentin në mes të tavolinës, por ata e dinin se kështu ishin rregullat e lojës, sepse kur Presidenti donte foto me lojtarët duhej patjetër të ishin Lloris dhe Koscielny dhe jo Sakho e Sagna”, u shpreh Evra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?