Përballja me Lihtenshtejnin, “Tifozët Kuq e Zi”: Ndjejmë dhembshuri, por do na shihni në Strumicë
Ata shprehen ndër të tjera se i urojnë suksese Kombëtares dhe se do të jenë prezentë në stadiumin e Strumicës pas 3 ditësh, në ndeshjen kundër Maqedonisë.
POSTIMI
Sot luan Kombëtarja, e kur luan Kombëtarja nuk është ditë e zakonshme. Secili prej nesh, ndjenë shumë dhembshuri dhe keqardhje që ekipit (që për ne është më shumë sesa ekip futbolli) nuk do i jemi pranë si rëndom. Pavarësisht se nuk do të jemi fizikisht aty, me sy, shpirt e mendje jemi në Elbasan.
Vajtja në stadium dhe përkrahja e Kombëtares për ne është vet jeta, dhe heqja dorë nuk është aspak e lehtë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, por jemi më të vendosur se kurrë që protesta jonë e bojkotit të ndeshjeve që luhen nëpër stadiumet shqiptare të vazhdoj deri në trajtimin dhe marrjen e masave nga policia e shtetit.
Djemëve në fushë ju urojmë shumë sukses në ndeshjen e sotme ndaj Lihtenshtajnit. Mos harroni, Tifozat Kuq e Zi kthehen pas tre ditësh më të fortë e më të zëshëm sesa kurrë, na gjeni në shkallët e stadiumit të Strumicës.

KOHA JONË SONDAZH

