Përballja me Spanjën dhe Italinë, Duka: Sfida luksi

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka dashur të jap mesazhin e tij për futbollistët e përfaqësueses për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë, të cilat ai i konsideroi si sfida luksi.

“Ndeshje luksi, sepse kanë një vëmendje maksimale të opinionit futbollistik. Lojtarët duhet t’i luajnë me minimumin e emocionit dhe me maksimumin e impenjimit. Janë dy kundërshtarë kampionë botë. Ne nuk kemi asgjë për të humbur, ndërsa duhet të japim maksimumin, duhet të tentojmë, të provojmë gjithçka”, tha Duka.

Presidenti foli edhe për trajnerin e Kombëtares, Panucci, të cilin e vlerësoi duke shtuar se shpreson se do të na drejtoi për në euro 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Duhet t’i japim kohën e duhur pasi sapo ka filluar si trajner. Ai është një njeri me goxha emër të madh, me shumë energji dhe besoj se do ta ndihmojë ekipin kombëtar drejt kualifikimit drejt Euro 2020”, u shpreh Presidenti i FSHF.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kombëtarja shqiptare do të përballet më 6 tetor me Spanjën, ndërsa sfida me Italinë do të luhet më 9 tetor në Shkodër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?