FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përçarje tek PSG, presidenti i ofron më shumë para Cavani-t: Lëre Neymar-in të gjuajë penalltitë

Situtata vijon të jetë e komplikuar tek Paris Saint-Germanin.

Konflikti për gjuajtjen e penalltive që u shkaktua me ardhjen e Neymar tek PSG nuk është zgjidhur ende, dhe shumica e ekipit është pozicionuar nga ana e Edinson Cavani-t, sipas “El Pais”.

Gazeta franceze shkruan se me qëllim për të zgjidhur çështjen dhe për plotësimin e ‘tekave’ të Neymar për gjuajtjen e penalltive dhe enceve, presidenti Nasser Al-Khealifi i ka ofruar më shumë para Cavani-t.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë uruguajani hodhi poshtë ofertën e sheikut duke i thënë se nuk i interesonin paratë dhe se do të vazhdonte të gjuante penalltitë pasi ishte sulmues i ekipit prej 4 vitesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur Neymar mori vesh këtë, doli me justifikimin se nuk mund të luajë ndeshjen e ardhshme pasi kishte këmbën e lënduar. Emery e la jashtë dhe PSG bëri ndeshjen më të keqe përballë Montpellier.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?