Përdori fraza ofenduese ndaj Maresca-s, ja dënimi që merr Antonio Conte
Antonio Conte nuk do të jetë krye të Interit në dy ndeshjet e radhës, pas frazave fyese të përdorura ndaj gjyqtarit Maresca pak minuta para fundit të duelit mes Udineses dhe Interit. Gjykatësi sportiv Gerardo Mastrandrea përveç skualifikimit prej 2 ndeshjesh ka vendosur ta ndëshkojë edhe me një gjobë prej 20 mijë eurosh trajnerin e Interit.
Conte do të ndjekë nga tribuna dy sfidat e ardhshme të Interit në kampionat, respektivisht ndaj Beneventos dhe Fiorentinës për t’u kthyer në stol në sfidën delikate ndaj Lazios.
Mbetet për t’u parë nëse klubi zikaltër do të apelojë vendimin e gjykatësit sportiv. Ky i fundit nuk është kursyer as ndaj menaxherit të klubit të Interit Lele Oriali të cilin e ka pezulluar me një ndeshje.
KOHA JONË SONDAZH

