Përdori motorin elektrik për të përshkruar 400 metra, Ronaldo rrezikon të dënohet
Ish-sulmuesi i Interit, Milanit dhe Real Madrid, Ronaldo rrezikon që të gjobitet për shkak të përdorimit të motorrit elektrik në një nga rrugët e Madridit.
Sipas “The Sun”, që ka publikuar dhe një foto të “Fenomenit”, presidenti aktual i Valladolit ka përdorur mjetin për të përshkruar vetëm 400 metra nga apartamenti deri në Salamanca, në qendrën ku edhe ai drekon në një restorant luksoz.
Në fakt nga muaji i kaluar në kryeqytetin spanjoll nuk lejohet më përdorimi i motorëve elektrit, ndaj dhe braziliani rrezikon që të gjobitet me 100 euro. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

