Perez vendos për fatin e Lopeteguit, shfaqet “hija” e Contes
Julen Lopetegui ka marrë votëbesimin pas një takimi me Florentno Perez, mbrëmjen e djeshme, por mediat spanjolle pranojnë se tekniku i ka ditët e numëruara në stolin e “Los Blancos”, dhe shkarkimi i tij pritet të ndodhë shumë shpejt.
Sipas tifozëve, gjithsesi faji nuk i takon vetëm Lopeteguit. Pas largimit të CR7, Florentino Perez kishte një vetëbesim të madh se Benzema, Bale e mbi të gjitha Vinicius, ishin të mjaftueshëm për të zëvendësuar portugezin, i cili kishte shënuar mesatarisht 50 gola në sezon, gjatë 9 viteve të tij tek Reali.
Në takimin me Levanten, Lopetegui nuk kishte futur asnjë prej këtyre futbollistëve në formacionin titullar, madje Vinicius nuk gjendej as në stol, duke shpresuar se disa prej lojtarëve të rinj të Realit, si Mariano, Lucas apo Asensio do të bënin diferencën.
Emri më i mundshëm që mund ta zëvendësojë Lopeteguin në rast shkarkimi mund të jetë Conte, por nuk përjashtohet as mundësia e afrimit të Solarit.
KOHA JONË SONDAZH

