FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përforcimi i Interit e ndjen menjëherë presionin te klubi i madh

Matias Vecino mendon se lojtarët e Interit janë në “presion”, por thotë se “të luash në një stadium si “San Siro”, është ëndërr e çdo lojtari”.

Mesfushori i ri i talentuar, Matias Vecino, është shprehur tejet i lumtur për transferimin te Interi nga Fiorentina, duke thënë se realizoi ëndrrën fëmijërore.

“Ishte koha e duhur që të jem në një klub të madh”, tha fillimisht Vecino. “Kam edhe shumë vite në karrierë. Jam rritur shumë si lojtar që nga transferimi në Itali dhe do të përmirësohem edhe më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Isha jashtëzakonisht i lumtur kur dëgjova për interesimin e Interit dhe dëshiroja që negociatat të përfundonin sa më parë. Nuk ka për çfarë të mendohesh shumë kur të kërkon një klub kaq i madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është normale të ndjejmë presionin në një klub si Interi, por më pëlqen të marr përgjegjësitë. Është ëndërr për çdo lojtar të luajë në një stadium si “San Siro” dhe për këtë jam shumë i lumtur”, shtoi Vecino.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?