Pero Pejiç, i përgjigjet trajnerit Duro: Kam shënar 15 gola, radhën e ka Partizani

Pero Pejiç i kundërpërgjigjet deklaratës së trajnerin të Partizanit Shpëtim Duro, në prag të sfidës direkte mes dy ekipeve. T trajneri i të kuqve “e thumboi” kroatin, duke u shprehur se ai u shënon vetëm skuadrave të vogla. Sulmuesi 32-vjeçar kujton se për të nuk janë të rëndësishme fjalët e trajnerit të Partizanit, por arritja e objektivave te Kukësi. – “Ky është opinioni i trajnerit Shpëtim Duro, por unë nuk mendoj shumë për atë që ai thotë, sepse e kam mendjen te skuadra. Në fund të fundit unë kam shënuar 15 gola, pavarësisht se nuk kam mundur t’i realizoj Partizanit. Të shohim tani se kush do ta fitojë ndeshjen e radhës, pastaj mund të flasim sërish. Ne jemi kryesuesit e kampionatit, bashkë me Tiranën dhe kemi synim titullin kampion, kështu që në çdo ndeshje futemi në fushë për fitore.” Para ndeshjes së ditës së shtunë, Pero Pejiç, i kujton trajnerit të të kuqve se ekipi i tij është tri pikë pas në klasifikimin e përgjithshëm, kështu që presioni bie mbi ta. – “Partizani ka më shumë presion për ta fituar takimin, sepse ka 3 pikë më pak se ne, dhe kërkon të na arrijë. Pastaj ne luajmë në fushën tonë.” Partizani është e vetmja skuadër që i ka marrë pikë të plota Kukësit në dy fazat e para, por sipas kroatit kjo nuk do të thotë se të kuqtë janë më të mirët dhe për këtë fakt do të fitojnë titullin kampion. – “Në takimin e fazës së parë që Partizani e fitoi me rezultatin 1-0, ne e dominuam në lojë, patëm shumë shanse për të shënuar, ndërsa ata vetëm një herë iu afruan portës sonë dhe me atë gol që shënuan patën fat dhe fituan. Ky është futbolli. Tani ne duhet ta harrojmë çfarë ka ndodhur dhe të mendojmë vetëm për sfidën e radhës. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, sepse nëse fitojmë do të shkëputemi 6 pikë nga një rival direkt,” – thekson Pero Pijiç, sulmuesi shtatlartë i Kukësit, që shënoi edhe në ndeshjen e fundit në Laç, por goli i tij “u përmbys” në pjesën e dytë, në një prej sfidave më të nxehta dhe të diskutueshme të pjesës së dytë të këtij sezoni. Në Kukës bashkë skuadrën do të jetë i grumbulluar edhe mbrojtësi Dritan Smajli, por stafi teknik nuk ka dhënë garanci për aktivizimin e tij me të kuqtë, pasi më parë do të kryhen edhe disa ekzaminime mjekësore, pas dëmtimit që pësoi në kokë në transfertën e humbur me Laçin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?