FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplaset me autobusin, humb jetën në aksident futbollisti i Bilbaos

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën në moshën 23-vjeçare, futbollistit të Athletic Bilbaos, Aitor Gandiaga. Për të përfituar minuta dhe për t’u rritur, drejtuesit e klubit të La Ligës e kishin huazuar sulmuesin te Gernika në Tercera Division.

Makina me të cilën udhëtonte futbollisti u përplas me një autobus, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të sulmuesit. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi bask nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

“Dhimbje e madhe për humbjen e djaloshit tonë. Përqafime të mëdha për familjen, miqtë dhe kolegët e tij“, shkruan në Twitter klubi iberik.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?