Piatek pranë transferimit te Milani, Genoa jep “dritën jeshile”

Krzysztof Piatek është shumë pranë transferimit te Milani. Presidenti i Genoas Enrico Preziosi i ka ndezur dritën jeshile transferimit të sulmuesit polak te kuqezinjtë në këtë sesion merkatoje. Do të jetë pikërisht golashënuesi i dytë më i mirë i këtij kampionati dhe surpriza e vërtetë e sezonit në Serie A, zëvendësuesi i Gonzalo Higuain te Milani.

Leonardo drejtuesit e tjerë të klubit kuqezi Maldini dhe Gazidis do të flasin në Arabinë Saudite me drejtuesit e Juves për të bërë të mundur edhe transferimin e Higuain te Chelsea.

23-vjeçari Piatek autori i 13 golave në kampionat dhe i 19 golave në total me Genoan në këtë sezon do të transferohet te Milani në formë huazimi me detyrim blerjeje nga ana e klubit kuqezi verën e ardhshme për një shifër të përafërt me 40 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?