FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Piatek shumë pranë Milanit, ja çfarë po e mban peng transferimin

Krzysztof Piatek duket se do të jetë lojtar i Milanit që në merkaton aktuale. “Sport Mediaset” raporton se Leonardo dhe Preciozi, presidenti i Genoas, kanë arritur një akord, por mungon vetëm “po-ja “ e Ivan Gazidis, administratorit të deleguar, në kampin e Milanit.

Ky i fundit pret të mbylet largimi i Higuain për tek Chelsea dhe do të japë aprovimin për të përfunduar çdo gjë mes palëve. Nga ajo që raportohet Leonardo, ka gjetur një zgjidhje të shkëlqyer për të sjellë polakun në Milano, duke shmangur kështu dhe problemet me Fair-Playn financiar që ka vendosur UEFA.

4O milionë euro është kartoni i lojtarit, që do të paguhet me këste në formën e kredisë. Kështu si fillim do të derdhen në arkat e klubit ligurez 15 milionë euro dhe në përfundim të sezonit do të jepet pjesa tjetër duke llogaritur edhe bonuset.

Swiss Digital Desktop Reklama

Leonardo ka qenë shumë i kujdesshëm dhe ka arritur akordin me menaxherin e polakut Gabriele Giufrida, për një kontratë 2-vjeçare,  ku do të përfitohet 2 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?