FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pioli: Herët për të menduar për titullin, Ibra na ka ndihmuar shumë!

Milani po bën një rrugëtim perfekt në kampionat dhe ka arritur të grumbullojë 26 pikë në 10 javët e para, duke kryesuar me 4 pikë para vendit të dytë. Trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka pranuar se skuadra po bën shumë mirë në fushën e lojës, por theksoi se është ende herët për të folur për titullin kampion.

“Duhet të jemi të ekuilibruar dhe inteligjentë, pasi sezonin e kaluar e mbyllëm kampionatin 12 pikë larg zonës Champions dhe 17 larg Juventusit fitues. Po bëjmë shumë mirë në fushë dhe jemi rritur, por janë luajtur vetëm 10 javë dhe është shumë herët të mendosh për titullin kampion. Duhet të kemi kurajon të vazhdojmë procesin e rritjes dhe të japim maksimumin në fushë, për të grumbulluar sa më shumë pikë. Më pas në prill të bëjmë llogaritë dhe të shohim se deri ku mund të shkojmë.

Skuadra është e vetëdijshme për cilësitë e saj dhe tani i ka të qarta edhe konceptet e lojës. Thënë këtë, të gjithë e dimë se sa e rëndësishme ka qenë prezenca e Zlatanit për rritjen e grupit dhe sa na ka ndihmuar në fushën e lojës. Megjithatë kemi edhe alternativa të tjera për të shfrytëzuar, kur nuk luan Ibra”, u shpreh Pioli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?