Pioli me surpriza në formacionin ndaj Atalantës, Gasperini i beson Gjimshitit

Milani do të luajë një ndeshje të rëndësishme kundër Atalantës pas pak minutash. Pioli i ka surprizuar të gjithë në formacionin zyrtar, duke preferuar Kalulun nga minuta e parë në qendër si dhe Meite në mesfushë. Ibrahimovic do të mbështet nga Leao dhe Castillejo.

Gasperini ndërkohë ka bërë zgjedhjet e zakonshme duke hedhur në fushë Gjimshitin në mbrojtje, ndërkohë Pessina dhe Ilicic janë preferuar në sulm për të mbështetur Zapatën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?