Pique: Messin meriton gjithçka, stadiumi duhet të ketë emrin e tij!

Gerard Pique në një intervistë të dhënë për  “La Vanguardia”, foli për situatën e Lionel Messit gjatë gushtit të kaluar, kur ylli argjentinas u përfol shumë për një largim të mundshëm. Mbrojtësi veteran zbulon se ka patur kontakte të pakta me Leon gjatë asaj periudhë.

“Nuk kam patur shumë kontakte ato ditë, sepse mendova se ishte një vendim personal. Ai e kishte fituar autoritetin për të marrë një vendim edhe nëse mendonte se duhej të shkonte … Unë, nëse do të isha president, do të kisha vepruar ndryshe. Një lojtar i cili për 16 vjet ka dhënë kaq shumë … Jeni i detyruar të arrini një marrëveshje me të.

Pyes veten: si mund të ndodhë që lojtari më i mirë në histori, të cilin kemi pasur fatin ta shijojmë, të ngrihet një ditë dhe të dërgojë një burofax, sepse ai mendon se nuk janë duke e dëgjuar? Gjithçka është tepër tronditëse. Messi meriton gjithçka. Stadiumi i ri duhet të ketë emrin e tij dhe më pas atë të sponsorit. Ne duhet t’i ruajmë figurat tona, jo t’i diskreditojmë ato. Më bën nervoz. Më habit fakti që njerëz si Pep, Puyol, Xavi ose Valdés nuk janë në klub. Diçka nuk po shkon mirë

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesin e shoh mirë, të motivuar dhe të lumtur. Leo është pasqyrimi i dhomës së zhveshjes, shembulli që duhet ndjekur. Nëse ai është mirë, reflekton qetësi tek i gjithë ekipi”, deklaroi Pique.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?