Pique sulmon Neymarin: Dëmtoi skuadrën tonë

Neymar është transferuar gjatë verës te skaudra e njohur franceze e Paris Saint-Germain.

Sulmuesi brazilian kishte braktisur radhët e skuadrës së Barcelonës për shumën prej 222 milionë eurove për të kaluar te nënkampioni francez.

Por, me këtë fakt ende nuk po mund të pajtohet qendër mbrojtësi i katalunasve, Gerard Pique.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit ka deklaruar se reprezentuesi i Brazilit në këtë formë e ka dëmtuar tejet shumë Barcën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mes meje dhe Neymar ka raporte të mira, por ai e dëmtoi skuadrën duke u larguar. Jam përpjekur të jem i sinqertë me të pa e vënë nën presion, ndërsa si tifoz i skuadrës ndihem keq”, tha spanjolli.

Neymar po raportohet kohët e fundit se mund të kaloj në radhët e rivalit më të urryer të katalunasve, Real Madridi.

Rreth kësaj çështje ka folur edhe Andres Iniesta, i cili ka pohuar se në rast se do të ndodh kjo, atëherë do ta mërziste kapitenin e blaugranave.

Ndryshe, Neymar deri më tani ka luajtur 12 ndeshje për parisienët duke shënuar nëntë gola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?