Pique zbulon prapaskenën: Shqipëria ka një plan për të ndihmuar Italinë
Gerard Pique i ka qetësuar të gjithë. Mbrojtësi i Spanjës nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja dhe ndihet krenar që mban veshur këtë fanellë.
Në daljen për shtyp përpara mediave, katalanasi foli për referendumin, për marrëdhëniet me Pikenë, për planet e së ardhmes dhe mbi të gjitha për ndeshjen me Shqipërinë.
Ai la të kuptohet se kuqezinjtë mund të kenë një plan për të ndihmuar Italinë, për shkak se përgjigjja e dhënë ishte me humor dhe me batuta.
“Shqipëria është një kombëtare që… (qesh), është e përgatitur për diçka. Është një ekip shumë i fortë dhe këtë e tregoi duke u kualifikuar për në Europianin e fundit. Atje na hapi më shumë probleme, edhe pse arritëm të fitonim. Ata mbyllen shumë mirë mbrapa dhe mund të të bëjnë keq me kundërsulme.
Duhet të jemi të kujdesshëm në momentin që ata do të marrin topin sepse mund të na ndëshkojnë. Kundërsulmi është arma e tyre më e fortë dhe mund të na krijojnë rrezik. Duhet të përfitojmë nga rastet që do të kemi dhe ta zhbllokojmë sa më shpejt ndeshjen” – tha Pique.
KOHA JONË SONDAZH

