Pirlo: Dua të tjerë trofe, Milani ekipi për t’u mundur për titullin!
Pas fitores së Superkupës, Juventus rikthehet në kampion, teksa të dielën do të presë Bolognën e Mihajlovic në orën 12:30. Pirlo shpreson që në këtë ndeshje të rikuperojë në fund De Ligt dhe Alex Sandro që kanë kyer tmponët e radhës.
“Fitorja e Superkupës na dha shumë entuziazëm. Pavarësisht lodhjes, ne jemi stërvitur mirë për kundërshtarin e radhës, Bologna. Nuk kemi qenë të vazhdueshëm, por ulje-ngritjet janë një problem, që të gjithë e kanë pasur, siç konfirmojnë rezultatet. Pothuajse të gjithë pësojnë gola, ka pak kohë për përgatitje dhe shumë lojëra, çka çon në lodhje mendore. Ne jemi duke punuar për këtë, mungesa e vazhdimësisë na ka bërë të humbasim pikë. Kjo mund të jetë thembra jonë e Akilit.
Unë kam punuar që nga dita e parë me të njëjtin entuziazëm dhe të njëjtën dëshirë. E di që duhet të përmirësohem, skuadra dhe unë mund të rritemi. Të fitosh një trofe nuk ndryshon asgjë për mua, sepse dua të ngre shumë të tjerë. Gara për titull zhvillohet mes 5-6 ekipeve të para, por për momentin Milani është ekipi për t’u mudnur, sepse ka krijuar epërsi. Po mendojmë të fitojmë shumë ndeshje, sidomos përplasjet direkte në Torino, pastaj të shohim se ku do të jemi në prill”, deklaroi Pirlo.
KOHA JONË SONDAZH

