Pirlo: Ja kur del përgjigja e Ronaldos, do ta riluaja finalen e Berlinit ndaj Barcelonës

Pas barazimit kundër Veronës, Juventusi ka nisur përgatitjet për super ndeshjen e Champions League kundër Barcelonës. Trajneri Andrea Pirlo ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp, duke i dhënë përgjigje për praninë e mundshme të CR7 si dhe dëmtimin e Bonuccit.

Kur do të mësojmë përgjigjen për CR7?

Duhet të presim rezultatin, mendoj se do të vijë në mbrëmje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoni se do të rikuperohen Bonucci dhe Chiellini? Ka mbërritur “ok” për De Ligt?

Swiss Digital Mobile Reklama

Chiellini nuk do të jetë, Bonuccin do ta vlerësojmë nesër në mëngjes edhe pse nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Për De Ligt ende nuk kemi marrë miratimin nga mjekët.

A mund të luajë Mckennie në repartin e mbrojtjes? Si e gjykon paraqitjen e Moratës ndaj Veronës?

Dybala dhe Morata zhvilluan një ndeshje të mirë, bën atë që kishim provuar gjatë provuar gjatë javës. Gjynah që nuk shënuan, pasi jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tyre. Sa i përket McKennie, vjen pas dy ditësh, por nuk mund të luajë si mbrojtës.

Sa kohë duhet për të parë Juven e vërtet?

Kohën nuk e di, por shpresoj që të kem të gjithë ekipin në dispozicion, atëherë do të gjejmë asetet e duhura. Jemi një ekip në ndërtim dhe mund të humbasim pikë rrugës.

Barcelona më e lehtë për t’u përballur tani se sa në Berlin disa vite më parë? Një mendim për Messin …

Do më pëlqente që të rilanim atë ndeshje të humbur, por e kaluara ka mbaruar. Barcelona ka shumë futbollistë të mëdhenj, pavarësisht mungesave, ndaj  dhe do të kemi shumë uri. Kjo na mungoi ndaj Veronës në pjesën e parë. Messi është pjesë e historisë së futbollit modern, ai dhe Ronaldo kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme në 15 vitet e fundit. Jemi përballur me të shumë herë, edhe pse mosha avancon për të gjithë. Nesër do ta kem përballë për herë të parë si trajner, por do të kemi shumë respekt dhe shpresoj të mos jetë në mbrëmjen e tij më të mirë”.

/R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?