Pirlo mezi pret të nis aventurën me Juven, para të gjithëve në qendrën stërvitore

Andrea Pirlo mezi pret për të filluar aventurën me Juventusin. Strategu i ri i bardhezinjve ka mbërritur në orën 08:45 në Continassa së bashku më zëvendës-trajnerin Igor Tudor si dhe pjesën tjetër të stafit. Edhe pse ishte parashikuar që ata të vinin më vonë, mesa duket Pirlo nuk ka kohë për të humbur.

Ronaldo ishte ndër futbollistët e pranishëm në qendrën stërvitore së bashku me Khediran dhe Higuain, të cilët janë drejt largimit. Ndër futbollistët që janë paraqitur për vizitat mjekësore ishin edhe Romero, Kulusevski, Perin dhe Ramsey. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?