Pirlo: Ronaldo shembull për të gjithë, shpresoj të vazhdojë kështu!

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka folur pas fitores 2-0 ndaj Cagliarit. Strategu i bardhezinjve nuk i ka kursyer fjalët e mira për Ronaldon, i cili shënoi dy golat.

“Cristiano është një shembull për të gjithë, është i përulur përveçse kampion i madh. Habitëm gjithmonë nga një gjë, përkushtimi për të punuar më befason gjithmonë te ky lojtar. Shpresoj që të vazhdojë kështu.

Ishte shumë e rëndësishme të fitonim, jam i kënaqur me lojtarët që kanë luajtur me kombëtaret e tyre këto ditë. Ndeshjet pas një pauze janë gjithmonë të vështira, por të gjithë më pëlqyen. E nisëm lojën me shpirtin e duhur që në minutën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arthur? Ai po rritet, por ka nevojë edhe për pak kohë për t’u ambientuar. E dimë që është një futbollist i rëndësishëm për lojën tonë, ia del gjithmonë të gjejë zgjidhjen e duhur dhe na ndihmon në qarkullimin e topit”, tha Pirlo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?