FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Pisa, maskarenj”/Procedohet ish-trajneri që dhunoi të miturit

Nisur nga një video që qarkulloi kudo në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej ish-trajneri i ekipit të Laçit U-17 teksa fyente dhe dhunonte fizikisht futbollistët e miturit të skuadrës (fill pas humbjes së një ndeshjeje) bëhet me dijeni se 77-vjeçari, Ndue Tarazhi banues në Laç është proceduar penalisht. Mësohet se pamjet në fjalë janë të vitit 2016, në kohën kur Ndue Tarazhi ka qenë trajner futbolli i KF LAÇI. “S’ju vjen turp, maskarenj. Palaço. Doni të lozni futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi?”,-dëgjohet Tarazhi, të shprehet ndër të tjera. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale në ngarkim të tij ”Keqtrajtim i të miturit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?