FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pjanic: Grup i ashpër, Championsi s’është për ata që pëlqejnë gjërat e thjeshta!

Miralem Pjanic u transferua këtë verë nga Juventusi te Barcelona, teksa nuk do t’i duhet që të presë gjatë për të sfiduar bardhezinjtë.  Shorti i djeshëm për grupet e Ligës së Kampionëve e vendosi Barcelonën e tij në të njëjtin grup me Juventusin. Mesfushori boshnjak e komentoi këtë pikëtakim me bardhezinjtë në profilin e tij në Instagram:

“Do të jetë një emocion i shkëlqyer të kthehem në Torino. Gjithashtu, sepse gjithmonë kam dashur të fitoj në stadiumin e Juventusit. Mezi po pres t’ju shoh së shpejti. Grupi që na përfshiu është i ashpër, por Champions-i nuk është për ata që pëlqejnë gjëra të thjeshta”, shkroi Pjanic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?