Plagoset me thikë një person në Korçë, dyshohet për shkak të një borxhi
Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i riu ka marrë një plage të lehtë në bark ndërsa ka edhe lëndim nga goditjet me grushta. Ai ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Shkak i konfliktit dyshohet një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra çka ka sjellë edhe degradimin e situatës deri në përdorimin e thikës. Aktualisht po merret deklarimi i të riut të plagosur ndërsa nga ana tjetër policia është vënë edhe në kërkim të autorit të identifikuar.
KOHA JONË SONDAZH

