Plas te Argjentinas, as trajneri Scaloni nuk e votoi të parin Messin
Robert Lewandowski fitoi dje çmimin “The Best” që jepet nga FIFA, ndërkohë që janë zbuluar edhe votat e të gjithë trajnerëve, kapitenëve dhe gazetarëve për çdo shtet.
Trajneri i Argjentinës i ka befasuar të gjithë. Scaloni nuk ka votuar më të mirin lojtarin e vet, emblemën e futbollit argjentinas. Ai ka zgjedhur të parin, duke i dhënë 5 pikë, Sadio Mane të Liverpool. Në vendin e dytë, më 3 pikë, ka votuar Messin dhe në të tretin Neymar, me 1 pikë.
Me integritet të madh intelektual, Scaloni donte të votonte duke ndjekur vetëm dhe ekskluzivisht shijen e tij personale.
KOHA JONË SONDAZH

