Plas te Bajerni, Levandoski sherr me Humels në stërvitje

Bajerni i Mynihut mund të jetë duke dominuar kampionatin në Bundesligë, por problemet i krijojnë vetë yjet e saj. Në stërvitjen e sotme, situata ka degjeneruar sherr zënkë mes Robert Levandovskit dhe Mats Humels, ku fatmirësisht palët nuk janë konfrontuar fizikisht, por vetëm verbalisht.

Gjatë një ndeshje kontrolli, Humels humbi topin ndërsa Levandovski nuk ndoqi aksionin duke u ndalur të lidhte këpucët. “Levi, nuk je serioz. Ky është një moment ku nuk mund të ndalesh të lidhësh këpucët, punë m…”, ishte kritika e Humels, sipas “Bild”.

Polaku iu kundërpërgjigj menjëherë me tone të larta, duke i kujtuar se nuk ishte faji i tij që kishte humbur topin. “Ai i imi ishte një gabim, ndërsa i yti ishte një problem me sjelljen”, ishin fjalët e Humels për Levandovskin që nuk pëlqeu këto fjalë. Por në atë moment ndërhynë lojtarë të tjerë të cilët nuk lejuan që situata të përshkallëzonte në një përplasje fizike mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?