Plas te Milani, tension dhe gota të thyera për transferimin e Gomez

Milani më në fund mori dy fitore radhazi në kampionat, por situata te kuqezinjtë këtë herë prishet në dhomat e zhveshjeve. Blerja e merkatos së verës, Gustavo Gomez kërkon të luajë më shumë minuta, dhe për këtë qëllim dëshiron të transferohet te Boka Juniors.

Klubi kuqezi vazhdon të hezitojë ndaj ofertës argjentinase, 5 milionë euro për 80% të kartonit të lojtarit. Mes agjentit të futbollistit, Augusto Paraja, dhe Masimiliano Mirabelit ka patur një debat të fortë, me gota të thyera dhe një karrige e hedhur në zyrën e drejtorit sportiv.

Gomez është aktivizuar vetëm në 10 minutat e fundit të ndeshjes së fituar 5-1 kundër Austrisë së Vienës në “San Siro”, dhe tashmë ka vendosur për të ndryshuar ambient. Milani vazhdon të rezistojë ndaj ofertave nga Boka Juniors, duke e konsideruar të mbyllur këtë dritare merkatoje si në dalje ashtu edhe në hyrje. Një qëndrim që ka nervozuar agjentin e lojtarit, Augusto Paraja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas “Tyc Sports”, mes agjentit dhe drejtorit sportiv kuqezi janë shkëmbyer fjalë të rënda. Flitet se dikush ka parë edhe një karrige të fluturojë dhe një punonjës duke mbledhur copat e një gote të thyer në zyrën e Mirabelit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?