Plasin polemikat para Inter-Roma, tifozët: Arbitri është nga Milano!

Tifozët e Romës nuk janë aspak të kënaqur me zgjedhjen e gjyqtarit për ndeshjen e kësaj fundjave kundër Inter-it. Një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për luftën për titull dhe atë për vendin e katërt.

Zgjedhja e bërë nga Lega e Serisë A ka ngritur dyshime mes romanistëve sepse arbitri do të jetë Simone Sozza, 34-vjeçar i lindur dhe rritur në Milano.

“Një milanez që arbitron Inter-in, kjo është një çmenduri”, ka qenë një nga komentet e shumta në rrjetet sociale nga ana e tifozëve të Roma-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sozza ka lindur në Seregno, komunë rreth 20 kilometra nga dyert e Milanos. Zikaltrit dhe verdhekuqtë do të ndeshen në San Siro të shtunën në orën 18.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?