FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Platini: Derbin e vendos Ronaldo, ka një fizik prej kafshe!

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ka dhënë parashikimin e tij për derbin e Italisë. Francezi, i cili gjatë karrierës së tij ka fituar tre “Topa Artë” kur luante me Zonjën e Vjetër, deklaroi se ndeshjen do ta vendosë CR7:

“Do të përfundojë 0-1, me gol të Cristiano Ronaldos. Portugezi është fenomenal, fantastik, me një fizik prej kafshe dhe shumë profesional. Ai mund të luajë me Dybalan dhe Moratan. Sulmuesit mund të jenë gjashtë, por e rëndësishme është që ata të marrin pjesë në lojë.

Më pëlqen Conte, është agresiv dhe gjithmonë në lëvizje. Ashtu si Pirlo ai do të duhet të bëjë rezultat, ata kanë skuadrat më të mira. Andrea ishte trajner në fushë, pse nuk duhet të ishte në stol? Le t’i japim kohë, menaxhimi i situatës do të jetë i rëndësishëm. Kjo Serie A është shumë e luftuar, por mbajini sytë edhe nga Milani. Gjithmonë po merr rezultate të mira dhe nuk ndalet”, deklaroi Platini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?