Plori jep dorëheqjen nga drejtimi i Kastriotit: E mbyll këtu, më humbi besimi

Elvis Plori nuk është më trajner i Kastriotit dhe këtë e pranoi vetë tekniku shkodran pas humbjes ndaj Kukësit.

“Është shprehja që fati ndihmon më të mirin. Kukësi ka kualitete dhe nuk ia zbeh dot forcë. Nëse bëj analizë të lojës, këtu nuk ishte e drejtë thënia pasi ne kishim bërë një vendosje perfekte në pjesën e parë. Vetëm, aftësitë individuale e lejuan Kukësin të dilnin para ndërsa si grup i zbehëm.

Duke ditur shpejtësinë dhe teknikën e Roxherit ishim mirë. Nëse do të shënonim penalltinë do të merrte loja tjetër rrjedhë. Ishte mungesa e eksperiencës dhe emri që vijmë nga kategoria e parë që ndikoi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me Kastriotin e kam mbyllur, nuk më ka humbur besimi. Ka ardhur koha që ta mbyll pasi nuk është vetëm loja e mirë dhe lidhjet me presidentin. E bëra edhe një hap para 3 javësh dhe nuk ma pranuar por këtë radhë kam bërë me kokën time pasi duhet ndryshim. Një fytyrë e re në stol bën mirë ndoshta”, u shpreh Plori.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?