Po bën xhiron e botës, futbollisti në La Liga luajti 7 minuta me telefon në xhep
Një episod i rrallë ka ndodhur në sfidën mes Athletic Bilbaos dhe Huescas që luajt të premten dhe u mbyll me suksesi 2-0 të skuadrës baske. Mbrojtësi i skuadrës mike, Jorge Pulido zbriti në fushë me telefon në pjesën e dytë.
Nuk e kishte kuptuar fare dhe për mbi 7 minuta po luante me të në xhep. Në një moment u kthjellua, kuptoi çfarë kishte ndodhur dhe ai dorëzoi atë arbitrit kryesor. Ky i fundit ndaloi lojën dhe ia dorëzoi arbitrit të katërt.
KOHA JONË SONDAZH

